Tashmë gjithçka po shkon drejt konstitumit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
KQZ ka shpallur edhe rezultatet përfundimtare, me ç’rast me 49.95% të votave, Vetëvendosje ka fituar vendin e parë dhe numrin më të madh të deputetëve, saktësisht 58 sosh.
Nga partia fituese tashmë kanë treguar edhe kur do të përmbyllet edhe formimi i institucioneve, përcjellë EO.
Ndërkaq, një fakt interesant është se seanca e parë e Kuvendit të Kosovës do të udhëhiqet nga babai i Astrit Deharit, Avni Dehari.