Policia e Kosoves ka njoftuar se ka ndodhur një aksident mes 5 veturave, ku si pasojë kanë mbetur 9 persona të lënduar dhe një i vdekur, përcjellë InLajmi.
Rastin për gazetëm InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Nysret Gjurkaj.
Sipas Gjurkaj në vend ngjarje ka dalë policia, njësia e zjarrëfikësve dhe autoambulanta.
“Sot me datë 04.03.2021 rreth orës 14.00, stacioni policor në Malishevë, ka pranuar informatë për aksident trafikut, i cili kishte ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë. Në këtë aksidnt janë përfshirë pesë (05) automjete civile. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka ( drejtuesi) i një automjeti ka humbur jetën, kurse nëntë (09) persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të rënda apo të lehta. Në vend ngjarje ka dalë policia, njësia e zjarrëfikësve dhe autoambulanta”, ka thënë Gjurkaj. /InLajmi/