IKSHPK ka njoftuar se cilësia jo e mirë e ajrit në Kosovë është ndër kontribuesit kryesorë për problemet shëndetësore, përcjellë InLajmi.
Sëmundjet të cilat po shkaktohen sipas IKSHPK-së janë astma, bronkiti kronik, sulmi në zemër dhe tensioni i lartë.
Postimi i plotë i IKSHPK-së:
Cilësia jo e mirë e ajrit në Kosovë është ndër kontribuesit kryesorë për problemet shëndetësore si: astma, bronkiti kronik, sulmi në zemër dhe tensioni i lartë. Prandaj është e domosdoshme të dijmë se ku dhe kur duhet të dalim.
Rekomandimet e dhëna nga ekspertët e shëndetit publik ju ndihmojnë të merrni vendime të duhura dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj.
Për më shumë detaje shkarko aplikacionin për cilësi të ajrit, Air Quality in Kosovo, ose vizito portalin shtetëror të cilësisë së ajrit https://airqualitykosova.rks-gov.net/.
Jepni edhe Ju kontributin tuaj që ajri të jetë më pak i ndotun! /InLajmi/