Policia e Kosovës ka njoftuar se një person me “Golf” 2-shë është kapur duke vjedhur dru, përcjellë InLajmi.
Derisa policia ka filluar të verifikojë, e kanë kuptuar se i njejëti ishte në kërkim nga Gjykata Themelore në Pejë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Kosovës – Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH), me datën 03.03.2021 në orën 00:05, ka ndaluar një veturë ‘Golf’ me targa vendore në të cilën i dyshuari kishte të ngarkuar një sasi të masës drunore.
Gjatë verifikimit të personit i cili dyshohej se ka kryer veprën penale “Vjedhje e pyllit”, ka rezultuar se i njëjti kërkohet me urdhër arrest nga Gjykata themelore në Pejë, pasi që është i dënuar me një (1) vit e gjashtë (6) muaj burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Pas përfundimit të procedurave dhe dhënien e vërtetimit për gjësendet e konfiskuara dhe për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, të cilën i dyshuari besohet se e ka kryer, në koordinim me prokurorin e shtetit, i dyshuari është ndaluar në qendrën e ndalimit në Pejë dhe nga aty do të dërgohet në qendrën e paraburgimit në Prishtinë. /InLajmi/