Një tërmet ka dridhur sërish Greqinë, për të dytën herë gjatë së mërkurës.
Tërmeti prej 5.1 ballësh ndodhi rreth orës 19:24, sipas kohës lokale, në Grizano.
Lëkundja ishte në thellësi prej 10 kilometrash.
Dridhja më e madhe gjatë ditës ishte me mangitudë 6.3 të shkallës Rihter dhe u ndje edhe në Shqipëri, , njofton Klan Kosova.
Pas këtij tërmeti pati edhe lëkundje të tjera duke bërë që mijëra banorë ta kalojnë natën jashtë shpive të tyre.