Ish-kryetari i degës së LDK-së në Gjermani, Hafiz Gagica ka folur për zhvillimet e fundit në LDK.
Gagica në “Debat Plus” thotë se Isa Mustafa duhet të merr përgjegjësinë për rezultatin e LDK-së në zgjedhje në këto dhjetë vitet e fundit.
“Dorëheqja do të duhej të ishte akti më normal karshi përjashtimit që duhej bërë atij nga anëtarësia dhe strukturat e LDK-së. Unë mendoj se Mustafa është dashur të përjashtohej nga LDK…Nuk them se do të duhej të “preheshin koka” por strukturat duhet ta bënin një prerje nga e kaluara”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ish-kryetari i degës së LDK-së në Gjermani thotë se Mustafa me veprimet e tij solli frymë konfliktuoze në politikën kosovare.
“Ky [Isa Mustafa] krijoi një frymë konfliktuoze mes grupeve politike. Paradite shante PDK-në dhe partitë tjera, pasdite bënte koalicion dhe fyente aktivistët kritikues të LDK-së”.
Gagica thotë se LDK nuk e kishte frymën e urrejtjes Brenda saj, por sipas tij këtë e solli Isa Mustafa