Operacioni i keqpërdorimeve me subvencione ka vazhduar me një arrestim në Komunën e Pejës.
Burime të Indeksonlinet njoftojnë se është arrestuar zyrtari i Drejtorisë së Bujqësisë në Pejë, Alban Bushati.
Indeksonline mëson se mbrëmë polica i ka bastisur shtëpinë Bushatit me dyshimet për keqpërdorim të subvencioneve.
Alban Bushati dyshohet se ka përvetësuar shuma parashë deri në 50 mijë euro duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare në Drejtorinë e Bujqësisë.
Skandali me subvencione tani ka çuar në arrestimin e mbi 20 personave zyrtarë që dyshohen për dallavere të ndryshme.