Richard Grenell, ish-emisari i Administratës së Donald Trump, ka reaguar pas qëndrimit të fundit të liderit të VV-së, Albin Kurtit, rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, përcjellë InLajmi.
Ai e ka quajtur Kurtin anti-amerikan, dhe që sipas tij ky i fundit ka qenë kundër politikanëve të SHBA-së, Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump.
“Kreu i ri antiamerikan i krahut të majtë të Kosovës Albin Kurti ka qenë kundër politikave të SHBA të sugjeruara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai është gjithmonë anti-amerikan. Ekipi i Biden duhet ta ndalojë këtë”, ka shkruar Grenell në Twiter. /InLajmi/