Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është ankuar tek këta të fundit se vajza e tij e mitur është martuar e bashkëmoshatarin e tij(të mitur), përcjellë InLajmi.
Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se të njejëtit janë intervistuar në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, dhe se vajzen e ka marrur familja e saj.
“Lipjan 27.02.2021-13:15. Ankuesi mashkull kosovar raporton se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer ,dhe më pas kishte kuptuar se ishte martuar me të dyshuarin e mitur mashkull kosovar. Të njëjtit janë intervistuar në prezencën e zyrtarit QPS-së .Në konsultim me prokurorin për të mitur viktimën e ka marrë familja e saj ,kurse i dyshuari është liruar .Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /InLajmi/