Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Smajl Veselit, xhaxhait të Kadri Veselit dhe babai i dëshmotit të Sabit Veselit, përcjellë InLajmi.
Hoxhaj tha se Veseli ishte burrë trim e atdhetar, i cili i edukoi fëmijët e tij me frymën e atdhedashurisë e vetëmohimit.
Postimi i plotë i tij:
Me pikëllim mora lajmin e dhimbshëm për vdekjen e Smajl Veselit nga Broboniqi i Mitrovicës. Ai ishte babai i heroit të kombit Sabit Veseli dhe xhaxhai i Kadri Veselit.
Smajl Veseli ishte burrë trim e atdhetar, i cili i edukoi fëmijët e tij me frymën e atdhedashurisë e vetëmohimit. Shtëpia e familjes Veseli ishte simbol i rezistencës në luftën dhe përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Veseli, miqve dhe dashamirëve të Smajl Veselit.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës /InLajmi/