Mirosllav Lajçak, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, është sçaruar lidhur me hartën e cila ndodhet në zyren ë tij, përcjellë InLajmi.
Ai ka thënë se në zyrën e tij mban një hartë në të cilën Kosova dhe Serbia janë të ndara.
Sçarimi i tij vjen pasi që shteti i Kosovës ka ngritur shqetësimin për një intervistë, në prapavijë të së cilës pretendohej se ishte një hartë e Ballkanit e ku Kosova thuhej se ishte pjesë e Serbisë.
Lajçak ka thënë se janë nxitur keqkuptime të shumta rreth kësaj çështjeje dhe për këtë arsye, ai ka zgjedhur të publikojë disa fotografi të hartës që mban në zyrën e tij.
“Është një hartë zyrtare e BE-së, e Ballkanit Perëndimor. Kosova është aty dhe po ashtu është linja që e ndan Kosovën nga Serbia”, ka shkruar Lajçak në Twitter. /InLajmi/
As the map in my office in the blurred screenshot of my interview has caused some misperceptions today, I am sharing an actual close-up photo of it. It is an official EU map of the Western Balkans. Kosovo is there and so is the line separating Kosovo from Serbia. pic.twitter.com/VXFggOLmug
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 25, 2021