Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin ka bërë të ditur se shumë shpejt do të ndajë detaje për mbërritjen e vaksinës kundër koronavirusit në Kosovë, përcjellë InLajmi
Sahin e bëri këtë koment derisa njoftoi se përmes një fluturimi janë sjellë në Prishtinë, dërgesa e parë e shiringave që do të përdorën për vaksinën kundër COVID-19.
“Fluturimi i sotëm do të sjellë dërgesën e parë të shiringave që do të përdoren me vaksinat (kundër) COVID-19 në Prishtinë. Së shpejti, detaje për mbërritjen e vaksinave. Së bashku mundemi”, ka shkruar Sahin në Twitter /Inlajmi/
Tonights flight will deliver first shipment of syringes to be used with #covid19 vaccines in #Pristina. Soon, details for #vaccines arrival #togetherwecan #covax pic.twitter.com/3rMkpg7rYz
— murat sahin (@himuratsahin) February 25, 2021