Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, i ka reaguar ashpër BE-së, ku ky i fundit në arsyetimin për fotografinë prapa Miroslav Lajçak, ku Kosova paraqitej pjesë e Serbisë, u shpreh se BE ka status neutral, përcjellë InLajmi
Një deklaratë e tillë u dha nga zëdhënësi i BE-së për politika të jashtme dhe çështje të sigurisë, ku më pas ngjalli edhe reagimin e ish-kryenegociatores.
Tahiri ka pyetur se për çfarë neutraliteti bëhet fjalë kur 22 vende të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ku e konsideron si shumicë dërmuese.
“Shumica dërrmuese e vendeve anëtare të BE kanë njohur shtetin e pavarur të #Kosovës. 22 e kanë njohur dhe, vetëm 5 ende nuk e kanë njohur. Për çfarë lloj ‘neutraliteti statusi’ po flasin disa zyrtarë të # BE-së?” ka reaguar Tahiri në Twiter. /Inlajmi/