Shefja e subjektit Alternativa, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë gazetarit të Insajderit, Visar Duriqi, përcjellë Inlajmi.
Lila ka thënë se sulmi i mbrëmshëm duhet të zbardhet dhe autorët të vihen para drejtësisë menjëherë.
Postimi i plotë i saj:
I tmerrshëm dhe totalisht i papranueshëm sulmi brutal ndaj gazetarit Visar Duriqi mbrëmë në Prishtinë.
Nga asnjë deklarim apo hulumtim, gazetarët nuk duhet të sulmohen e aq më pak këto sulme të jenë fizike.
Sulmi i mbrëmshëm duhet të zbardhet dhe autorët të vihen para drejtësisë MENJËHERË!
Gazetarit Duriqi i uroj shërim të shpejtë dhe kthim të mbarë në angazhimet e tij. /InLajmi/