Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se kush do që ka prova që ky institucion i ka mohuar të drejtën e votës ndonjë personi, le t’i drejtohet Prokurorisë, raporton InLajmi
Gjatë mbledhjes së KQZ-së, si reagim ndaj deklarimit të Sami Kurteshit, ka thënë KQZ-ja është duke bërë krejt ç’farë mundet sipas ligjit, që ç’do qytetarë ta ushtrojë të drejtën e votës.
Por Daka nuk mundi t’a përballojë “presionin” ndaj antarëve të KQZ-së dhe u largua nga mbledhja,
“Bollni me cirkuz politik. Këtu nuk është parlament. Ne vetëm organizojmë zgjedhjet”, tha Daka derisa u largua. /InLajmi/