Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar pas arrestimeve që Policia e Kosovës ka kryer gjatë ditës, përcjellë InLajmi
Ai ka thënë se aksioni i sotëm dëshmon se Kosova ka prokurorë profesionalë të cilët po e luftojnë krimin e organizuar.
Selimi është shprehur se ndjehet krenar me Prokurorinë dhe Policinë.
“Aksioni i sotëm i organeve të rendit në Ministrinë e Bujqesisë dëshmon që Republika e Kosovës ka prokurorë profesionalë dhe të zotë që me seriozitet të lartë po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Përkrahje pa fund për guximin dhe përkushtimin për sundim të ligjit. Krenar me Prokurorinë dhe Policinë” ka shkruar Selimi. /Inlajmi/