Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka folur për aksionin e sotëm të policisë në këtë ministri, raporton InLajmi
Mustafa ka deklaruar që do të ketë zero tolerancë ndaj keqpërdoruesve, ku zotohet se ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë.
Mustafa u ka bërë thirrje organeve që këtë çështje ta qojnë deri në fund.
“Jam përkushtuar që në bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë për çfarëdo keqpërdormi në Ministrinë e Bujqësisë. Jemi zotuar të mbajë zero tolerancë ndaj rasteve të korrupsionit”.
“Ftojë organet që këtë çështje ta qojnë deri në fund. Aksionet si ky i sotmi duhet të vlerësohen si ditë të mira ku qartësohen gjërat dhe drejtësia kryen detyrën e saj”,ka thënë Mustafa.
Mustafa i pyetur për mundësinë e dorëheqjes si pasojë e aksionit të sotëm tha se nuk ka asnjë arsye që t’i ikën përgjegjësisë.
“Nuk kam asnjë arsye që t’i iki përgjegjësisë pasi do ta vazhdojë bashkëpunimin tim me organet e rendit dhe ligjit deri në fund”,u shpreh ai.
Në aksionin e zhvilluar të mërkurën, Policia në një aksion ka arrestuar 12 persona si dhe ka konfiskuar rreth 400 mijë euro, vetura e gjera të tjera./Inlajmi/