Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për InLajmin se po në vend po zhvillohen disa aksione policore në disa lokacione.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”,ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ndërkaq në aksionin e zhvilluar sot kanë mbetur të arrestuar 12 persona.