Brenda 24 orëve në Kosovë janë raportuar 4 raste të vdekjes nga koronavirusi, përcjellë InLajmi.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të IKSHPK-së, lidhur me të dhënat për koronavirusi.
Rastet e vdekjes janë nga komunat, Prishtinë 2 raste, Prizren 1 rast Shtime 1 rast.
Mosha më e re siç njoftohet është e një personi 62 vjeç nga komuna e Shtimës.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (71, 86 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç) dhe Shtime 1 rast (62 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani raportohet se janë shënuar 1.579 raste të vdekjes nga koronavirusi. /InLajmi/