Policia e Koasovës ka arrestuar një person në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë, për mosrespektim të rregullave ndaj koronavirusit, respektivisht mbajtjen e maskës, përcjellë InLajmi.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Siç njofton Gashi, personi në fjalë pasi i është kërkuar identiteti, ai ka tentuar të ikë nga policia.
“Sot në orët e paraditës në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë policia e ka ndaluar një qytetar për mosbartjen e maskës, edhe me rastin e kërkimit për t’a vërtetuar identitëtin e tij personi ka filluar të arratiset”,ka thënë Gashi.
Madje siç thotë zëdhënësi, ky qytetar e ka shtyrë policin, dhe me këtë rast ka ardhur deri tek arrestimi i tij.
“Policia e ka kapur, atëhere ai personi, (fillimisht nuk e ka rrespektuar urdhërin e policit ku është edhe i akuzuar), e ka shty policin, ku më pas është arrestuar , intervistuar , është konsultuar prokurori”tha Gashi për InLajmin.
Po ashtu Gashi thekson se lënda e këtij qytetari është dërguar në Gjykatën Themelore, divizioni për kundërvajtje.
“Rasti është cilësuar mosrespektim i ligjshëm i urdhërave të personit zyrtar. Lënda është kompletuar pasi personi është intervistuar, dhe është dërguar në gjykatë, divizioni për kundërvajtje, në Gjykatë Themelore”,u shpreh në fund Gashi./InLajmi/