Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur pas djegies së vetura së tij, sonte rreth orës 18:30 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, përcjellë InLajmi.
Bajqinovci tha se para se vetura të merrte flakë, kishte arritur të dilte nga automjeti.
Postimi i plotëi tij:
Sonte rreth orës 18:30 më është djegur vetura dhe kjo ka ndodhur menjëherë pas ndezjes, për fat të mirë para se të merr flakë automjeti, kam arritur të dal.
I falenderoj policinë dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen.