Policia e Kosovës ka njoftuar se një person se një rast i keqpërdorimit të të dhënave të pacientëve po dyshohet se ka ndodhur në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, përcjellë InLajmi.
Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës bëhet e ditur se tanimë rasti është duke u hetuar lidhur me këtë çështje.
“Prishtinë 19.02.2021 – 17:01. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se lista e personave, pa autorizim është shpërndarë nga e-mail adresa zyrtare në një e-mail adresë tjetër. Rasti është duke u hetuar”, kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./InLajmi/