Ka vdekur këmbësori i cili u godit nga një veturë sot rreth orës 19:30, në fshatin Shakovicë e komunës së Podujevës.
Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Podujevës.
Viktima është 67 vjeçar me inicialet V.A.
Kështu për Klan Kosova tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 19:30, në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pesuar këmbësori që menjëherë është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”.
“Të nderuar ju njoftojmë se këmbësori V.A. mashkull 67 vjeç, i lënduar në aksident nuk ka arritur të përballoj plagët e shkatuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Podujevë”.
Ahmeti tha se si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe një person.
“Bazuar në informatat e fundit të pranuara nga vendi i ngjarjes tretman mjekësor ka kërkuar edhe një person tjetër (pasagjer në veturën e përfshirë në aksident)”