Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi, ka “befasuar” me emrat që duhet ta udhëheqin këtë parti, pas dorëheqjes së Isa Mustafës. Ish- nën kryetari Naim Jerliu ose Hafiz Gagica, sipas Krasniqit duhet të udhëheqin LDK-në.
Pas rezultatit më të dobët në histori të LDK-së, kryetari i saj Isa Mustafa dhe kryesia kanë paraqitur dorëheqjen, për t’i hapur rrugë një reforme në parti.
E sipas Krasniqit, LDK-së i duhet një reformë e shpejtë dhe kryetar legjitim, që sipas tij duhet të jenë Jerliu që ka qenë nënkryetar i LDK-së në kohën e Rugovës ose Gagica ish-nënkryetar i kësaj partie në Gjermani, raporton Ekonomia Online.
“LDK-ja duhet të shkoj sa më shpejt në një proces zgjedhor. LDK-së i duhet një lider legjitim. Për shijen time kryetar i LDK-së do të duhej të kthehej Naim Jerliu ose Haviz Gagica që ka qenë nënkryetar i LDK-së në kohën e Rugovës” ka shtuar Krasniqi.