Menjëherë pas postimit tee ish-shefit të LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar anëtari i kësaj partie, Naser Rugova, ku ka thënë se i është dukur sikur se ishte penduar Mustafa që ka dhënë dorëheqje, përcjellë InLajmi.
Ai i është drejruar Mustafës me fjalet se“kur nuk ke çka flet, më mirë është të mos flasësh fare, sepse vetëm sa i demotivon njerëzit edhe më shumë”.
Rugova ka shtuar se koha e përrallave dhe e riciklimit të figurave të harxhuara ka marr fund
Postimi i plotë i tij:
E lexova reagimin e Kryetarit të dorëhequr. Mua mu duk sikur ishte penduar që kishte dhënë dorëheqje. Shumë keq! Kur nuk ke çka flet, më mirë është të mos flasësh fare, sepse vetëm sa i demotivon njerëzit edhe më shumë. Aman, na kurseni prej apologjive tuaja. Koha e përrallave dhe e riciklimit të figurave të harxhuara ka marr fund. Ne do të ecim përpara, por pa ju! /InLajmi/