Mantelbardhët në krye të dëtyrës me luftën ndaj koronavirusit dita ditës sa po rritet numri i vdekjes nga koronavirusi, përcjellë InLajmi.
Mësohet se gjatë së premtes ka ndërruar jetë mjeku i mirënjohur i spitalit të Gramshit, Nazmi Xhaferri.
Lajmi u konfirmua vetë nga Spitali i Gramshit, ku e cilësuan si humbjen e një prej punonjësve shembullor të Spitalit
Postimi i plotë i Spitalit të Gramshit:
Te nderuar qytetar!
Me hidherim te thelle njoftojme humbjen e jetes se nje prej punonjesve shembullor te Spitalit Gramsh, Z. Nazmi Xhaferri, si pasoje e infektimit me virusin COVID-19 ne krye te detyres.
I ndjeri u be heroi i pare ( me shpresen edhe i fundit) i personelit te Spitalit Gramsh, te cilet me vetmohim kane qe nga fillimi i kesaj lufte qe jane gadishmeri çdo dite perballe kesaj pandemie.
Familjaret, koleget dhe dashamiresit percjellin sot nje njeri me shume vlera dhe kontribut ne shoqerine tone duke mos i harruar sakrificat, punen dhe miresine qe ka percjell midis tyre.
Le te sherbeje kjo ndodhi si vepra e fundit e tij si punonjes i shendetesise duke ju drejtuar qytetareve qe te tregojne kujdesin e nevojshem per te shmangur infektimin nga COVID-19 pasi pasojat jane te paimagjinueshme. Faleminderit per gjithçka! U prefsh ne paqe! /InLajmi/