Kandidati i LVV-së për deputet, Hysamedin Feraj ka reaguar ndaj ambasadorëve të të shteteve mike të cilët sipas tij nuk u përzien në mbarvajtjen e zgjedhjeve, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se nuk ishte e nevojshme të thërrasin qytetarët për të mos i votuar të korruptuarit, sepse këta të fundit ishin në vendin e duhur.
Po ashtu ai ka falenderuar miqtë ndërkombëtarë që sipas tij me heshtjen e tyre folën zëshëm.
Postimi i plotë i tij:
Kësaj here ambasadorët e vendeve mike nuk u përzien “në punët e brendshme”, nuk mbajtën anë në zgjedhje, sepse zgjedhësit ishin tashmë në anën e duhur. Tani nuk ishte e nevojshme të thërrasin qytetarët për të mos i votuar të korruptuarit.
LVV ia lehtëson punën kujtëdo që të mbetet korrekt me ndërgjegjen dhe funksionin e vet.
Falenderojmë miqtë ndërkombëtarë që me heshtjen e tyre folën zëshëm. /InLajmi/