Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka përmendur 2 ngjarje me rënëdësi për Kosovësn, që sipas tij janë shënuar dje, përcjellë InLajmi.
Sipas Zekës e para është fitorja e LVV-së dhe Vjosa Osmanit e që LDK e mori atë që e kishte merituar.
Ndërkaq e 2-ta sipas Zekës është shkuarja e PDK-së në Opozitë për herë të 2-të.
Postimi i plotë i tij:
Dy ngjarje me rendesi per Kosoven!
E para, fitorja e LVV dhe Vjosa Osmanit, ku LDK e mori ate qe moti e ka merituar, dhe….
E dyta, shkuarja e PDK-se ne opozite per here te dyte. Kjo parti duhet te sherohet nga koronaviruset brenda saj, pasi qe votuesin e vet e ka perdorur jo si vlere, jo si aktivist, por tamam si sakëz, me perdorim te njehershem parazgjedhor. Pertype e gjuje!
Deputetet e partive politike, duhet me e degju zerin e shumices qytetare, dhe ne kete menyre duhet me votu mandatarin per qeverine e re. Nuk duhet degjuar asnje ze per bojkotim, apo sabotim. Kosova eshte gjysem shtet, e ka nevoje mu ba shtet pernime. Kosova ka shume sfida te renda perpara vetes, te cilat duhet m’i kalu. Nuk ban me ja dhane shancin Vuqiçit e me thane neper bote: qe, a ju kemi thane, shqiptaret nuk dine me ba shtet.
Mos harroni te nderuar qytetar se garat zgjedhore jane sikurse nje ndeshje futbolli. Te gjithe hyjme me shpresat e fitores te ekipes tone. Edhe shajme. Edhe perlahemi. Ama prap dalim bashke, ashtu siç edhe kemi hyre, nga te njejtat dyer! /InLajmi/