Policia e Kosovës ka njoftuar se Inspektoriati veterinary gjatë ekzaminimit të bagëtive tek një person pasi kanë marrur mostra gjaku për të testuar sëmundjen Brucelozës, i njejëti 4 copë i ka larguar nga aty, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit 24 orësh të Policisë së Kosovës, pronari i ka thënë Inspektoriatit se bagëtitë i ka shitur.
Ndërkaq ai e kishte të ndaluar me vendim të shiste dhe të blente bagëti, në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori.
“Raportohet se Inspektorët Veterinar që kanë shkuar për të ekzaminuar bagëtinë në fermën pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, për të marrë mostra gjaku për të testuar bagëtinë për sëmundjen e Brucelozës, është vërejtur se 4 krerë bagëti nuk ishin më aty, sipas pronarit ai i kishte shitur ato tek disa tregtarë të panjohur.
Pronari i bagëtisë e kishte të ndaluar me një vendim të lëshuar nga AVUK: për të blerë, shitur dhe zëvendësuar bagëtinë në atë fermë derisa të kryhen ekzaminimet e bagëtisë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”./InLjmi/