Kandidati për deputet i AAK-së Ramush Haradinaj, njëherit edhe Ish luftëtari i UÇK-së është shprehur i pikëlluar për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij Xhavit Elshani, përcjell InLajmi.
Ai e ka cilësuar Elshanin si një njeri guximtar dhe veprimtar e atdhetar, duke vazhduar se i njejëti do të kujtohet përgjithmonë.
Postimi i tij i plotë:
I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe bashkëluftëtarit Xhavit Elshani.
Trim e guximtar në Luftën Çlirimtare, veprimtar e atdhetar gjatë tërë jetës së tij, Leopardi i UÇK-së do të mbetet përgjithmonë në kujtimin tonë. Ndajmë dhembjen me familjen dhe bashkëluftëtarët. Xhavit, pusho i qetë! /InLajmi/