• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 22 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Diaspora po ankohet se votimi me postë proces i ndërlikuar dhe i kushtueshëm

V E nga V E
6 February 2021
në KRYESORE
0 0
0
Si do të votojnë të infektuarit me koronavirus në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut?!
0
SHPERNDARJE
28
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë ngelur edhe pak ditë para zgjedhjeve të parakoshme në Kosovë, proces ky që ka ngjallur interesim të madh të diasporës. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve konstatoi se nga 130.168 aplikime janë verifikuar 102.100 qytetar, një rritje prej 225 % krahasuar me aplikimet në zgjedhjet e vitit 2019.

Megjithatë, Diaspora e Kosovës po ankohet se votimi me postë është një proces i ndërlikuar dhe i kushtueshëm, ndërsa KQZ arsyetohet se janë duke zbatuar ligjet në fuqi.

Për 25 vjeçarin Arlind Alidema, që jeton prej 3 vitesh në SHBA, pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit është shumë e rëndësishme.

Arlindi thotë se ndoqi të gjitha procedurat e aplikimit për të votuar me postë, por mbeti i zhgënjyer kur pa listën e votuesve të publikuar në faqen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

“Unë për vete si të gjithë i përcolla rregullat në afat kohor. Prita mos po më telefonojnë, nuk më telefonuan. Në momentin që treguan se do ta publikojnë listën e pashë që emri im nuk është në listë. Për mua ishte shokuese dhe hyra të shoh mos kam harruar ndonjë të dhënë ose datë. E pashë që është në rregull, kopja e letërnjoftimit ishte pjesë e emailit”, thotë ai.

Arlindi priste që procesi të ishte më i lehtë sesa në zgjedhjet e vitit 2019, kur ai thotë se u lejua të votojë nga Amerika.

“Sivjet e pashë që u ndërlikua edhe më shumë pa nevojë”, shton Arlindi në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Aplikantët që nuk janë miratuar kishin mundësi ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, vetëm përmes postës.

PZAP tha për Zërin e Amerikës se në adresë të tyre ka mbërritur një numër i konsiderushëm ankesash të cilat po shqyrtohen.

Edhe shqiptaro-amerikani Esad Gjonbalaj është i pakënaqur me procesin, pasi aplikimi i tij u verifikua, ndërsa ai i bashkëshortes së tij jo. ndonëse të dy kishin aplikuar së bashku.

Por ky nuk është problem i vetëm që ai ka. Vendimi i KQZ-së që votat me postë duhet të mbërrijnë në Kosovë para ditës së zgjedhjeve, i la zotit Gjonbalaj vetëm një mundësi, ta dërgojë votën me postë të shpejtë, që kushton mbi 100 diollarë, për t’u siguruar që vota e tij do të numërohet.

“Mërgata është shtyrë që të kryejë shërbimet me postë të shpejtë, postë e cila ka kosto jashtëzakonisht të madhe. Mendoj që KQZ-ja nuk është duke zbatuar ligjin, por mendoj që është duke penalizuar diasporën shqiptare me mënyrën e sjelljes dhe trajtimit të saj. Le ta dinë edhe anëtarët e KQZ-së se nuk i kanë të gjithë mundësitë të pagujnë nga 160 dollarë për një votë. Ka familje që janë fillestare, ka familje që thotë fjala e popullit nuk i ka marrë Amerika me të mirë”, thotë ai.

KQZ thekson se nuk është në dorën e saj, pasi ajo duhet të zbatojë ligjet në fuqi.

“Tashmë me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është specifikuar edhe afati kohor ashtu siç e prasheh edhe ligji për zgjedhjet e përgjithshme, që do të thotë se fletvotimet nga jashtë vendit përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja para ditës së zgjedhjeve, ashtu siç përcaktohet me rregullat e KQZ-së në këtë rast deri më datë 12 shkurt”, thotë për Zërin e Amerikës Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve

Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe veprimtar aktiv për çështje të emigracionit në Shqipëri dhe Kosovë thotë se ky proces po përjashton nga vendimmarrja ata që ndihmuan shtetndërtimin e Kosovës.

“Duke e ndërlikuar procesin dhe duke e bërë atë shumë të kushtueshëm, u pamundëson të drejtën e votës njerëzve që kanë ndihmuar në ndërtimin e Kosovës. Atyre që ndihmuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Atyre që vuajtën, ndihmuan, luftuan dhe derdhën gjak, sot po u thuhet faleminderit për shërbimin tuaj, qëndroni të gatshëm të veproni kur na duheni, por ne e dimë se çfarë është më mirë”, tha zoti Gjonaj.

Ai u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote qëp ta ushtrojnë këtë të drejtë.

“E di se është barrë financiare, ishte një proces shumë i ndërlikuar, por vota juaj është për ju, për të ardhmen tuaj dhe popullin e Kosovës”, përfundon zoti Gjonaj.

Besnik Pula, Profesor i Asocuar i Shkencave Politike në Universitetin “Virginia Tech”, thotë se vështirësitë e procesit mund të zbehin interesimin e madh të diasporës për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

“E drejta kushtetuese për ta ushtruar të drejtën e votës nuk është e drejtë nëse nuk ekziston mundësia për ushtrimin e saj, nëse ka pengesa që vendosen në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose jo të drejtpërdrejtë. Fletvotimi botohet vetëm 10 ditë para datës së zgjedhjeve dhe duhet të paguhen shuma marramendëse për ta transportuar votën deri në Kosovë, vetëm që ajo të arrijë atje me kohë, sepse KQZ-ja nuk i pranon votat që arrijnë pas datës së zgjedhjeve. Kjo është një mënyrë për ta shtypur votën e diasporës”, thotë Besnik Pula, Profesor i Asociuar në Universitetin Virginia Tech.

KQZ thotë se duhet të mirret parasysh fakti se këto janë zgjedhje të parakohshme dhe koha e organizimit të tyre është shumë më e shkurtër krahasuar me afatet në zgjedhje të rregullta.

Në zgjedhjet e vitit 2019 numri i aplikimeve për të votuar me postë ishte 40.313. Prej tyre ishin miratuar 35 mijë e 87 ose 87 për qind e aplikimeve.

Aplikimet për këtë vit janë shtuar me 225%, me mbi 130.168 aplikues.

Prej tyre janë miratuar 102.100 votues ose 78.4 % e totalit të aplikuesve.

Këtë vit KQZ refuzoi mbi 28.68 aplikues ose 21.5 %, ndërsa zgjedhjet e kaluara kishte refuzuar 5 . 226 aplikues ose 12.9 %

 

Tags: DiasporaPostaVotime
Postimi i mëparshëm

Dogana e Kosovës synon t'i inkasoi 1 miliardë euro të hyra në vitin 2021

Postimi tjetër

Gjendet një person pajetë në bregdetin e Durrësit

Të ngjajshme Postime

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb
KRYESORE

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

21 June 2025
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së
KRYESORE

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion
KRYESORE

“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

21 June 2025
Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja
KRYESORE

Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

21 June 2025
“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti
KRYESORE

“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

21 June 2025
Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit
KRYESORE

Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

21 June 2025
Postimi tjetër
Gjendet i vdekur një 30 vjeçar në plazhin e Durrësit

Gjendet një person pajetë në bregdetin e Durrësit

Lajmet e fundit

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

21 June 2025
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

21 June 2025
Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

21 June 2025
Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

21 June 2025
“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

21 June 2025
Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu