Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë kësaj të enjte ka vizituar specializantët në Klinikën Stomatologjike, raporton InLajmi
Zemaj me këtë rast ka theksuar se kjo qendër është ndër më ta avancuarat në rajon ku ofrohen shërbime cilësore për të gjithë qytetarët.
Madje sipas tij, edhe pse në kohë pandemia në Klinikat e QKUK-së trajtimi i pacientëve nuk ka munguar.
“Ajo çka pamë kjo është ndër qendra më të avancuar në rajon dhe me kuadrot e reja qytetarët do të marrin shërbime cilësore dhe në kohë”.
Ndërsa Shefqet Mrasori, drejtori i kësaj klinike tha se për ta është nder dhe kënaqësi për mbështetjen që po iu jep ministri në këtë periudhë
Përderisa ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se kërkohet angazhim më i madh që kuadrot e reja të përgatiten në mënyrë sa më të mirë të mundshme. /InLajmi/