Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një person i cili i ka prezantuar zyrtarëve policorë patent-shofer të rremë, shkruan InLajmi.
Sipas njoftimit të PK-së në raportin 24 orësh, me vendim të prokurorit, dokumenti është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte prezantuar një patentë-shofer të falsifikuar. Me vendim të prokurorit, dokumenti është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /InLajmi/