Shkruan: Skënder Berisha
Guximtarja sërish gabimtare! Sloganet e partive politike mbahen mend më gjatë kur janë pa kripë e pa shije. Aq më parë, sloganet që janë përdorur e stërpërdorur për motivet e njëjta.
Një mesazh i tillë, sot, në ditën e parë të fushatës, në deklarimin e parë, Guximtarja e parë, thotë se sivjet “pranvera do të vije më herët”. Është po ajo gabimtare që pati parapëlqyer “çlirimin e dytë”, në zgjedhjet e kaluara.
Kujto këtu zhubravitjen nga përdorimi i tepruar i termit “pranverë”, vjet në këtë kohë, por edhe atë kryesoren, “Pranverën arabe” si nëntekst me asociacione e mesazhe sa të pavend aq edhe pa shije. Guximtare po, besa edhe gabimtare!