Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha ka njoftuar hapjen e fushatës zgjedhore nga ky subjekt politik, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se në këtë fushatë Nisma do të futet me frymë të socialdemokracisë të shtrirë në çdo shtëpi të çdo lagje e fshat të Prizrenit, për t’i dalur në mbrojtje të vlerave kombëtare.
Po ashtu ka theksuar se deri më tani nuk kanë ndërmarrur asnjëherë nisma joserioze, dhe kjo është arsyeja që sipas tij edhe me 14 shkurt do të dalin triumfues.
Postimi i plotë i tij:
MeÇlirimtarët në mbrojtje të vlerave kombëtare!
Sot bashkë me kandidatët nga Nisma Socialdemokrate në Prizren e hapëm fushatën zgjedhore nga Monumenti i Lirisë dhe shtatorja e Heroit të Kombit, Remzi Ademaj, si simbole të lirisë, mbrojtjes së vlerave kombëtare dhe ruajtjes së identitetit të shtetit!
Në këtë fushatë zgjedhore ne po futemi me një frymë të socialdemokracisë të shtrirë në çdo shtëpi të çdo lagjeje e fshati të Prizrenit, dhe me gatishmërinë më të madhe për t’i dalur në mbrojtje të vlerave kombëtare.
Kuza jonë në mbrojtje të vlerave kombëtare po gjen përkrahje anekënd Kosovës, andaj nga këtu i bëj thirrje gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, e në veçanti qytetarëve të Prizrenit, të rreshtohen përkrahë
Çlirimtarëve dhe të dalin në mbrojtje të vlerave kombëtare, sepse ne asnjëherë nuk kemi ndërmarrë nisma joserioze, prandaj si çdoherë, edhe më 14 Shkurt do të dalim triumfues! /InLajmi/