Policia e Rusisë ka arrestuar më shumë se1000 persona në 35 qytete për shkak se e kanë mbështetur liderin e opozitës, Alexei Navalny.
Protestat janë duke u zhvilluar në qytete të shumta ruse, duke filluar nga Siberia deri në Shën Petersburg dhe në Moskë
Protestuesit kishin edhe pankarta në duar dhe brohorisnin së bashku “Rusia ime është në burg”. Arrestimi më i madh i protestuesve është bërë në Moskë, shkruan Euronews.
Kujtojmë se Autoritetet në Rusi kanë mbyllur stacionet e metrove dhe kanë kufizuar lëvizjet e qytetarëve në Moskë , kjo pasë protestave të paralajmëruara nga mbështetësit e liderit të opozitës, Alexei Navalny, transmeton Klan Kosova.
Shumë restorante dhe dyqane janë mbyllur në qendër të qyteteve, transporti tokësor është duke u realizuar vetëm në një krosi të rrugës.
