Me 28 janar të vitit 2020 ështrë vrarë polici tashmë i ndjerë, Sami Thaçi i cili në një aksion anti-drogë, në Zhur të Prizrenit , ku kishte mbetur i vdekur nga një eksplodim, shkruan InLajmi.
Ndërkaq po ashtu, lëndime trupore kishte pësuar edhe një fëmijë Ky zyrtar policor në atë kohë ka qenë pjesë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
Pas rastit u tha se policia kishte shkuar në shtëpinë e të akuzuarit për vrasjen për shkak se i kishte thirrur vajza e tij 7-vjeçare.
Ajo ishte ankuar se babai i tij po ushtronte dhunë ndaj fëmijëve të mitur, ndërkaq që para arritjes së policisë në vendin e ngjarjes ai kishte vendosur eksploziv në derën e hyrjes.
Pas rastit, policia kishte arrestuar të dyshuarin kryesor, Iran Badallaj dhe mikun e tij, Arben Gashi.
Lidhur me rastin deri tani janë intervistuar dhjetëra persona. Thaçit i është ndarë urdhri “hero i Kosovës”../InLajmi/