Njohësi i çështjeve emergjente, Tahir Ahmeti, ka thënë se vërshimet e fundit të cilat kanë ndodhur në vend do të duhej të ishin një mësim i mirë për institucionet në Kosovë si për ato qendrore ashtu edhe ato lokale, përcjell InLajmi.
Ahmeti më tutje tha se duhet të përshpejtohet puna e instutucioneve për rregullimin e shtreterëve të lumenjëve, kanaleve dhe përrockave , dhe gjithashtu në përmisimin e infrastrukturës nëntokësore në vendet urbane që mos të ketë vërshime te tjera në vend.
Postimi i plotë i tij:
Vërshimet e fundit që ndodhen në Kosovë, do duhej të ishin një mësim i mirë për institucionet në Kosovë, si ato qëndrore ashtu edhe ato lokale.
Këto vërshime shpërfaqen mangësi të shumta, organizative, menaxhuese dhe operacionale. Ka mungesë të planifikimeve dhe mungesë të burimeve dhe kjo e zvogëlon efektivitetin e reagimit në raste të tilla.

Duhet të intensifikohet puna e vazhdueshme preventive dhe parandaluese në rregullimin e shtretërve të lumenjëve, kanaleve të hapura dhe përrockave, po ashtu edhe në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore në vendet urbane, në mënyrë që të pakësohet mundësia e vërshimeve sa herë që kemi reshje më të theksuara.
Gjithashtu, duhet të ketë koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve përgjëgjese, si dhe të mbahen ushtrime dhe simulime të rregullta të këso lloj situatave, në mënyrë që në të ardhmën reagimi të jetë i plotë dhe profesional./InLajmi/