Kryetari i Vushtrisë Xhafer Tahiri ka njoftuar se si pasojë e koronavurusit janë detyruar të mbyllen 331 biznese, përcjell InLajmi.
Tahiri ka njoftuar se kanë përgatitur planin që përmban vendimet komunale lidhur me transferimin e shpenzimeve, komuna në subvencione dhe transfere.
“Objektivi i dytë është i determinuar nga projekte dhe programe të pa afatizuara që e mundësojnë funksionimin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe projekte, implementimi i të cilave e kalon komunën në nivelin e një komune me qëndrueshmëri ekonomike dhe të zhvilluar”-thuhet tutje.
Në Plan të Rimëkëmbjes, Tahiri ka theksuar se kanë planifikuar edhe lehtësim të marrjes kredi për ndërmarrjet private.
“Rritja e punësimit, sipas zërave të masës. Rritja e prodhimit bujqësor vendor, për të rritur punësimin në zonat rurale. Mbështetjet e operimit dhe investimeve kapitale të ndërmarrjeve publike komunale. Mbështetja financiare për punësimin e të rinjve, përkrahjen e organizatave të shoqërisë civile, grupeve tjera jo-formale”,thuhet më tutje në konferencë.
/InLajmi/