Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes ka raportuar se deri më tani janë 33.500 aplikacione të hapura dhe në verifikim, raporton InLajmi.
Nga ky numër, 17.900 aplikues kanë aprovimin, teksa 4.500 aplikacione janë në është raportuar se janë në refuzim.
Ndërkaq, ështe treguar se janë 134 mijë emaile të pahapura.
KQZ ka bërë të ditur po ashtu se ka telefonuar 15.672 persona që jetojnë jashtë vendit për t’i verifikuar si votues, ku nga ky numër 1342 e kanë hapur telefonin dhe janë verifikuar si votues./InLajmi/.