Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate ka thënë se Glauk Konjufca dhe Haki Abazi po mrehin dhëmbët e po kërcënojnë, përcjell InLajmi.
Sipas tij të 2 lakmojnë të zëvendsojnë liderin e tyre dhe te bindin atë se janë besnik.
Postimi i plotë i tij:
LAKEJTË E LIDERIT SUPREM
Dy lakejtë më të egër, që po i mrehin dhëmbët e kërcënojnë, po dalin të jenë Glauk Konjufca dhe Haki Abazi.
Çka është e përbashkëta në mes tyre?
– Të dytë ndjehen të dyshuar nga lideri suprem. Prandaj nevoja që t’i dëshmohen.
– Të dytë lakmojnë tinëzisht ta zëvendësojnë liderin. Prandaj duhet ta bindin atë që janë lakej besnikë./InLajmi/