Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka deklaruar se në qoftë subjektet politike nuk zëvendësojnë kandidatët që nuk jan çertifikuar atëherë ato vende tek lista zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit mbesin bosh.
Daka ka thënë se ky institucion nuk ka ndryshuar asgjë, veç se ka bërë kërkesën në Këshillin Gjyqësorë të Kosovës për kandidatët e dënuar gjatë 3 viteve të fundit.
“Ka qenë një kërkesë nga KQZ-ja, përkatësisht nga Zyra për regjistrimin e partive politike se cilët nga kandidatët prej listave te partive politike janë të dënuar në 3 vitet e fundit”, tha Daka në “Debat Plus”.




















