Kryetarja e Sindikatës së Policisë, Valbona Kamberi në një intervistë ka paralajmëruar protesta, në javën që vjen, raporton InLajmi.
Kjo për shkak se ky sektor ndihen të diskriminuar pas vendimit të fundit të Qeverisë Hoti për ekzekutimin e shtesave në arsim.
“E kam parë vendimin për punëtorët e arsimit që t’u paguhen shtesat me dy këste. Për ne si Sindikatë e Policisë ka qenë shumë irrituese, diskriminuese sepse nuk është marrë një vendim i dinjitetshëm në aspektin kur Policia e Kosovës është institucioni i vetëm i sigurisë, i cili është ballë për ballë në luftimin e pandemisë. Dhe të anashkalohet pjesa e Policisë dhe të merret një vendim nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës që t’u ofrohet një shtesë arsimit për ne ka qenë e papranueshme”,ka reaguar Kamberi./InLajmi/