PDK ka njoftuar se Kryetari i kësaj partie, njëherit dhë kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit Hoxhaj dhe Minxhozi, kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, duke përfshirë edhe pasojat që po len pandemia, zgjedhjet dhe marrëdhëniet vëllazërore midis dy vendeve.
Tutje thuhet se kryetari Hoxhaj dhe ambasadori Minxhozi kanë vlerësuar se Kosova dhe Shqipëria kanë ende hapësirë për bashkëpunime.
Postimi i plotë i PDK-së
Kryetari dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vendin tonë, duke përfshirë edhe pasojat që po len pandemia, zgjedhjet dhe marrëdhëniet vëllazërore midis dy vendeve.
Kryetari Hoxhaj dhe ambasadori Minxhozi kanë vlerësuar se Kosova dhe Shqipëria kanë ende hapësirë për bashkëpunime të mëtejme në shumë fusha dhe këmbimin e përvojave, sidomos në fushën e shkëmbimeve ekonomike e tregtare./InLajmi/