Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka njoftuar për një aderim të ri, përcjell InLajmi.
Kurti njoftoi se i aderuari është Amir Mamusha i cili ka përfunduar studimet në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Gazit në Ankara.
Ai më tutje njoftoi se dija dhe vullneti i mirë i Mamushës do të mund të gjejë mundësi që të shprehet në Lëvizjen Vetëvendosje.
Postimi i plotë i tij:
“Amir Mamusha i lindur në vitin 1989, nga Tusuzi i Prizrenit, pasi kreu gjimnazin ”Gjon Buzuku”, vazhdoi dhe përfundoi studimet e nivelit bachelor në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Gazit në Ankara. Gjatë studimeve Amiri u njoh me Blerim Sallahun, i cili është këshilltar yni ligjor në Lëvizje. Momentalisht Amiri është në përfundim të disertacionit të doktoraturës në departamentin e Ortodoncisë. Ai ka qenë zyrtar për marrëdhënie me jashtë në Odën e Stomatologëve të Kosovës, dhe përmes lobimit ka ndihmuar në anëtarësimin e Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Stomatologjisë. Dija profesionale dhe vullneti i mirë i Amir Mamushës tash do të gjejnë shprehje në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe progresin e vendit tonë.”/InLajmi/