Ushtrisa Çlirimtare e Kosovës, ishte ushtria e parë e cila gjatë viteve 1998-1999 i doli në mbrojtje të vendit, shkruan InLajmi.
Kjo ushtri ishte e përbërë nga shqiptarë duke përfshirë të gjitha viset shqipfolëse.
Pas përfundimit të luftës, në vitin 1999 filloi çarmatimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtri kjo e cila më pas do të shndërrohej në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
TMK u themelua në kohën e fillimit të organizmit institucional të vendi që po ndodhnin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, ku ushtarët e UÇK-së kaluan në TMK.
Ndërkaq në vitin 2009 kjo forcë prapë u shpërbë për tu shndërruar në një forcë tjetër, tash Forca e Sigurisë së Kosovës.
Më 14 dhjetor 2018, Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, miratoi 3 ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.
Forca e Sigurisë së Kosovës është shembull i një ushtrie të rregullt dhe aksionare ne vende të traziravë nga natyra dhe nga njerëzit./InLajmi/.




















