Presidenti i zgjedhur i Amerikës, Joe Biden, së bashku me bashkëshorten e ti, Jill, dhe Kamala Harris me bashkëshortin e saj, përkujtuan mbi 400 mijë amerikanë, përcjell InLajmi.
Këta amerikan ndërruan jetë pasi u infektuan me pandeminë koronavirus.
I sapo zgjedhuri president, Biden në Twitter ndau një fotografi me një mbishkrim duke i nderuar të gjithë ata që vdiqen nga koronavirusi.
“Sonte, në Uashington, D.C. dhe në mbarë vendin, ne u bashkuam për të nderuar mbi 400,000 amerikanë që kemi humbur nga COVID-19. Viti i kaluar na ka provuar në mënyra të paimagjinueshme, por tani është koha që ne të fillojmë të shërohemi dhe kapërcejmë – së bashku”,ka shkruar Biden./InLajmi/
Tonight, in Washington, D.C. and across the nation, we came together to honor the over 400,000 Americans we’ve lost to COVID-19. The last year has tested us in unimaginable ways, but now it’s time we begin to heal and overcome — together. pic.twitter.com/DuWhN1xjNO
— Joe Biden (@JoeBiden) January 20, 2021