Fitim Havolli, kryetar i Sindikatës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka folur për sulmet të cilar kanë ndodhur kohët e fundit në vend të punës, raporton InLajmi
Ai këto sulme i ka quajtur si fenomen të ulët, duke shtuar se edhe përkundër që kanë rrezikuar edhe jetën në shërbim të qytetarëve, janë sulmuar nga këta të fundit.
“Është krijuar një fenomen jashtë zakonisht i ulët që është ka ndodh në mesin e shoqërisë tonë dhe sigurt për neve dhe për të gjithë institucionet ka qenë si fenomen i dënueshëm”.
“…i lus organet e drejtësisë që të gjitha ata që bëjnë kësi sulme ose akte të ulëta të marrin epilogun nga organet e drejtësisë sepse vërtet është tepër e rëndë ata të cilët po e rrezikojnë jetën për tu shërbyer pacientëve”.
Me 9 janar një infermier dhe një anesteziolog janë kanosur dhe sulmuar fizikisht në vendin e tyre të punës në QKUK.
Ata janë sulmuar nga një familjar i një pacienti i cili ishte i shtruar në QKUK./InLajmi/.