Ish-deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës Daut Haradinaj ka reaguar pas shpalljes së pafajësisë të Agim Çekut, përcjellë InLajmi.
Haradinaj tha se kjo është dëshmi se e vërteta sado e vonuar do të triumfojë.
Ai përfundoi duke thënë Gjeneral Çeku dhe udhëheqësit e tjerë, sot u shpallën të pafajshëm me të drejtë.
Postimi i plotë i tij:
“Respektimi i drejtësisë nga krerët e Komisionit Verifikues të Veteranëve, është dëshmi se e vërteta sado e vonuar do të triumfojë.
Gjeneral Çeku dhe udhëheqësit e tjerë, sot triumfuan me të drejtë duke u shpallur të pafajshëm.
Suksese miqve të mi!”
/InLajmi/