Komuna e Prishtinës, respektivisht inspektorati ka gjobitur me nga 2000 euro subjektet politike AAK dhe Nisma, për mosrespektim të distancës duke mbajtur tubime, përcjell InLajmi.
Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri, ka njoftuar se 2 subjekteve politike u është shqiptuar gjobë për shkak të shkeljes së rregullave kundër koronavirusit.
“Vazhdojmë me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi.
Inspekcioni i Rendit Komunal po angazhohet në identifikimin dhe marrjen e masave ndaj secilit subjekt – shkelës të ligjit – brenda territorit të Kryeqytetit.
Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, vlen për të gjithë!”, ka shkruar Tahiri ./InLajmi/.